“Nuk është i përshtatshëm për Napolin”, ish-mbrojtësi italian kritikon ashpër Rrahmanin: Bën shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 23:25

“Nuk është i përshtatshëm për Napolin”, ish-mbrojtësi italian kritikon ashpër Rrahmanin: Bën shumë…

Pasditen e nesërme, Napoli dhe Juventusi do të luajnë ndeshjen e prapambetur të javës së 3-të në Seria A, e cila u shty për shkak të problemeve me Covid-19.

rrahmani 1

Një ditë para sfidës, një ish-futbollist i napoletanëve, Alesandor Renika, analizoi situatën e mbrojtjes së Napolit, ku nuk i kurseu kritikat për mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani. Renika u shpreh se Rrahmani nuk është një futbollist i përshtatshëm për Napolin pasi bën gabime të shumta në fushë.

“Rrahmani nuk është skarco, por ai nuk është i përshtatshëm për Napolin për shkak të gabimeve që kam parë të bëjë në fushë. Maksimoviç ka problemet e veta, por që janë më pak të dukshme kur ka Koulibalinë. Me Romën dhe Milanin, Maksimoviç luajti dy ndeshje të kushtueshme.

Kulibali-Maksimoviç është çifti më logjik për ta përballuar Juventusin. Manolas bëri një lojë të tmerrshme të shtunën, sepse kishte një muaj e gjysmë pa luajtur. I vetmi balotazh në kokën e Gatuzos besoj që është Maksimoviç apo Manolas. Me 90% do të jetë çifti Koulibali-Maksimoviç në mbrojtje në sfidën ndaj Juventusit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"