Nuk është hera e parë te Partizani, Daja me lojtarët një histori përplasjesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 13:00

Nuk është hera e parë te Partizani, Daja me lojtarët një histori përplasjesh

Përplasja mes Ilir Dajës dhe Kristi Kotes nuk është e para për trajnerin e Partizanit në 14 muajt në krye të “demave”. Daja u emërua si trajner i Partizanit më datë 10 gusht të vitit 2020 dhe nga ajo kohë ka pasur përplasje me tre futbollistë.

Hasani

Fillimisht, Daja kishte përplasje me brazilianin Uilliam Kordeiro, i cili u revoltua aq shumë sa deklaroi për “Panorama Sport”: “Unë nuk punoj më me trajnerin Daja. Kam kërkuar të largohem nga Partizani, trajneri nuk më do”.

Pas përplasjes me Melon, Daja tregoi indiferencë edhe ndaj afrimit më të bujshëm të janarit, Ferhan Hasani. “Buba” luajti shumë pak në 6 muaj me Partizanin dhe kur vendosi të largohej nga të kuqtë, tha për “Panorama Sport”:

“Hasani u largua nga Partizani vetëm prej trajnerit Daja.Ai më rrezikoi edhe prezencën time në Europian duke mos më aktivizuar. Ka gënjyer duke thënë se kam qenë i dëmtuar, më pas thoshte që nuk del nga skema për një futbollist. Unë isha lojtari më i paguar dhe nuk m’u dha mundësia që t’i tregoja tifozëve asgjë në fushën e lojës. Unë nuk jam lojtar që luan 10 apo 15 minuta”, tha asokohe Hasani. Ndërsa përplasja me Koten, është e treta për trajnerin Daja në 14 muaj si trajner i Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"