“Nuk është hera e parë që shënoj gola të tillë”, Abazaj: Ja pse i nisim keq ndeshjet …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 16:03

“Nuk është hera e parë që shënoj gola të tillë”, Abazaj: Ja pse i nisim keq ndeshjet …

Kristal Abazaj, ishte një nga futbollistët më të mirë të Kukësit, në triumfin e sotëm ndaj Bylisit. Futbollisti shënoi një gol mjaft të bukur në pjesën e parë, teksa në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Gol pas Goli”, Abazaj u shpreh:

Abazaj

“20 minutat e para, nuk ishim askund, rrezikuam shumë. Nuk mund ta nis një ekip si ne ndeshjen ashtu. Ekipet kur shënojnë na mbyllen mbrapa. Na gëzon 3 pikëshi, sepse na duhen pikët se s’bën. Po rikthehet skuadra që të gjithë presin. Më në fund ekipi ka qenë i plotë. Nuk na lejohen më hapa fals.

Duhet t’i vrasim ndeshjet një nga një, sepse kemi bërë shumë gabime. Grupi është bashkë. Çdo gjë po ecën në vijë. Do jetë nënvlerësim që i nisim ndeshjet keq. Kur e shikojmë që ekipet kundërshtarë në venë në vështirësi, atëherë e marrim veten. Nuk është hera e parë që shënoj gola diagonal.

Isha i mërzitur për lojën që po zhvillonin dhe kam bërë gjuajtje perfekt. Të gjithë lojtarët duhet të japin maksimumin. Ekipi i Kukësit nuk mund të më presim sa të vij në formë. Po mundohem edhe vetë në stërvitje që të arrij në 100 %.

Kur gjithçka shkon në rregull, edhe festimi do të jetë më i madh. Për ekipin që është Kukësi dhe lojtarët që ka, nuk i shkon për shtat që të vuaj”, u shpreh Abazaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"