“Nuk është grup i lehtë, kështu e menduam edhe Andorrën”, Duka: Nuk doja përballje me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 0:29

“Nuk është grup i lehtë, kështu e menduam edhe Andorrën”, Duka: Nuk doja përballje me…

U hodh ditën e sotme shorti për Ligën e Kombeve, teksa Shqipëria u shortua në Grupin 4 të Ligës C, së bashku me Lituaninë, Kazakhistanin dhe Bjellorusinë.armand duka

Për “Supersport”, ka folur edhe presidenti i FSHF, Armand Duka i cili u shpreh se nuk është aspak një grup i lehtë.

Grup i lehtë?

Shorti është short, nuk ishte i keq. Të kemi parasysh se programi është shumë i ngjeshur dhe për këtë është shumë i vështirë. Mund të them se është grup shumë i vështirë për shkak të transfertave të gjata. Kështu janë të ndara grupet dhe nuk kemi çfarë të bëjmë.

Nuk ka skuadra të lehta, të lehtë konsideruam edhe Andorrën, por nuk rezultoi ashtu. Objektivi është të jemi të parët dhe të kalojmë në grupin B.

Çfarë menduat kur ishin 2 alternativa me dhe mund të ishim me Kosovën?

Nuk dëshiroja përballje me Kosovën. Dëshiroja më shumë të ishte kështu si ndodhi.

Do të ketë një konferencë për firmën me Rejën?

Ne e kemi deklaruar që do të vazhdojmë me trajnerin, kemi firmosur kontratë jo vetëm me Rejën, por me gjithë stafin e tij, i cili është i njëjti me të cilin përfunduam ndeshjet kualifikuese të Botërori

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"