“Nuk është formacion surprizë”, Ervin Bulku: Islandën e kemi dominuar, dera e Kombëtares është e hapur për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 20:34

“Nuk është formacion surprizë”, Ervin Bulku: Islandën e kemi dominuar, dera e Kombëtares është e hapur për…

Zv.trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku bëri një analizë të shkurtër para duelit ndaj Islandës që Shqipëria do të luajë në orën 20:45, në “Air Albania”. Ndër të tjera Bulku u shpreh:

bulku

Përballja ndaj Islandës- Nuk është formacion surprizë, secili nga çunat e meriton të luajë. Qëllim kemi të fitojmë këtë ndeshje. Në Izrael pretendonim rezultat pozitiv, nuk e arritëm, por duhet ta bëjmë sot. Islanda është një kundërshtar që e kemi dominuar.  Shpresojmë që gabimet që bëmë në Izrael mos i bëjmë sot.  Sot është moment që të arrijmë dhe të fitojmë këtë ndeshje.

Hysaj, Ajeti, Asllani dhe Broja në stol- Zgjedhje teknike e trajnerit, duke ditur që ndeshjet janë shumë afër, për ti dhënë freski skuadrës. Islanda nuk ka pasur ndeshje siç kishim ne dhe janë më të freskët.

Mungesa e futbollistëve nga kampionati shqiptar- Dera e Kombëtares është e hapur për gjithsecilin. Seferi është një lojtar që sapo u largua nga kampionati shqiptar. Shpresoj që në të ardhme të kemi më shumë lojtarë nga kampionati shqiptar, siç ka pasur gjithmonë”, deklaroi Bulku për “TV Klan”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"