“Nuk është e këndshme që Bajerni të fitojë gjithmonë”, Klop flet për Bundesligën: Uroj me zemër që Dortmundi të shpallet kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 21:39

“Nuk është e këndshme që Bajerni të fitojë gjithmonë”, Klop flet për Bundesligën: Uroj me zemër që Dortmundi të shpallet kampion

Jurgen Klop mbetet shumë i lidhur me Borusia Dortmundin teksa e drejtoi për 7 sezone (2008-2015) përpara se të transferohej në “Anfield” te Liverpuli.klop

Verdhezinjtë do të presin Maincin ditën e nesërme teksa fitorja do t’ju sillte titullin kampion, që në “Signal Iduna Park” mungon prej vitit 2012, kur në stol ishte pikërisht Klop.

Ky i fundit uron që verdhezinjtë të fitojnë ndeshjen dhe titullin kampion, dhe mezi po e pret takimin e javës së fundit.

“Shpresoj që Dortmundi të fitojë titullin kampion, pasi e di mirë se çfarë do të thotë për qytetin arritja e një suksesi të tillë, por jo vetëm. Jam pak nervoz, por uroj me zemër që Dortmundi të fitojë. Nuk është fare e këndshme të shohësh gjithmonë të njëjtën skuadër duke fituar”, theksoi tekniku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"