“Nuk erdhëm për t’u mbrojtur, por për rezultat”, Kapllani i gëzohet barazimit në Shkodër: Nuk kemi vjedhur asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2022 | 19:20

“Nuk erdhëm për t’u mbrojtur, por për rezultat”, Kapllani i gëzohet barazimit në Shkodër: Nuk kemi vjedhur asgjë

Erzeni arriti të merrte një pikë dramatike kundër Vllaznisë në “Loro Boriçi”. Në fund të këtij takimi, trajneri i shijakasve, Xhevahir Kapllani, u shpreh i lumtur për këtë barazim që arriti skuadra e tij.

bandicam 2022-10-29 19-07-36-581

“Jam i kënaqur për dy gjëra. Që skuadra luftoi, sakrifikoi, duroi dhe mori atë që i kishim vënë vetes si qëllim këtu në ‘Loro Boriçi’.

Mendojmë se është fillimi i fazës së dytë, ndeshja e parë e fazës. Mendojmë se na pret një rrugëtim i gjatë dhe shumë i vështirë, shpresojmë të vazhdojmë sa më gjatë kështu. Mendojmë që edhe këto ndeshje që na kanë mbetur deri te ndalesa të jemi me këtë moral dhe entuziazëm që skuadra lufton e duron, sakrifikon deri në fund dhe falë Zotit u kënaqëm edhe me golin në minutat shtesë.

Alan është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë por duke parë edhe situatën që nuk ka qenë mirë fizikisht, ka çaluar disi, mendonim t’i jepnim minuta para se të shkonte 2-0. Por kur u dënuam me golin e dytë, pastaj kaluam nga mbrojtja me 3 në 4.

Ne patëm pak frikë dhe nuk po ishim shumë mirë në mbajtjen e topit dhe e dorëzonim shumë kollaj, edhe me pasimet e thjeshta ia jepnim kundërshtarit. Patëm një moment tulatje, edhe te goli parë i tyre ishim një kundër një dhe një përgjumje e mbrojtjes, kur shkoi 2-0 duhej të luanim gjithçka për gjithçka.

Nuk erdha për t’u mbrojtur në Shkodër, erdha për të bërë lojën tonë e rezultate pozitive. Por ky është futbolli, ndaj është emocional dhe i bukur. Nuk është se vodhëm diçka këtu, morëm atë që meritonim.

Për kë tifoz mes Tiranës e Kukësit? Për mua të fitojë më i miri, nuk jam tifoz me asnjë. Nuk kemi shumë probleme te renditja, se ne kemi objektivat tona dhe i mëshojmë shumë faktit që për ne çdo ndeshje do të jetë finale dhe e vuajtur. Nuk shohim çfarë bëjnë ekipet e tjera, nëse fitojnë, barazojnë apo humbasin”, tha Kapllani për “Oversport” në fund të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"