“Nuk erdhëm këtu për të thyer rekorde”, Brdariç: Vllaznia më e fortë këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 16:19

“Nuk erdhëm këtu për të thyer rekorde”, Brdariç: Vllaznia më e fortë këtë sezon

Pas fitores 3-5 me Laçin, trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç ne konferencën për mediat u shpreh:

Brdaric

“E para, ne nuk erdhem këtu të thyejmë rekorde, erdhëm të tregojmë performancë serioze, të jemi sulmues dhe të shënojmë. Ne kemi lojë ofensive , lojë të bukur, patëm disa probleme në aspektin mbrojtës, kjo është shumë keq, por gjithsesi fitorja është fitore.

Në duam të përmirësohemi në çdo moment, kjo ishte paraqitja jonë e parë dhe nuk mund të themi si do të shkojë sezoni, por ishte diçka mbreslënëse dhe duhet të punojmë për këtë.

Humbja në Superkupë? Natyrisht, në futbollin profesionist duhet të mësohesh me humbjen. Kemi folur me lojtarët dhe kemi biseduar me ta, i thamë që nuk është e mundur që të luajmë 60 minuta, por 90 minuta dhe duhet të luajmë deri në fund. Ndeshja e Superku[ës ishte në fazën përgatitore, të fitosh Superkupën është mire, është titull, por nuk ishte decivize nuk ishte qëllimi jonë. Synimi jonë sot ishte ti shkaktonim kundërshtarit humbjen e parë, dhe mendoj se ja arritëm qëllimit.

Nga jashtë duket e lehtë, por nga brenda ne që jemi aty e dime që është punë e madhe, Mendoj se duhet të minimizojmë bllokimet gjatë lojës, deri në golin e dytë po luanim shumë mirë, sepse po mbanim topin, po bënim pressing kështu që lojtarët duhet të kuptojnë pozicionin e tyre në fushë, por i falëm kundërshtarit disa raste dhe mundësi të mira shënimi dhe duhet të flasim me lojtarët.

Vllaznia më e fortë? Ndoshta, por sigurisht do të jetë ekipi më i mirë. Kemi punuar për këto ndryshime, dhe përmirësimet dhe zhvillimet kërkojnë ndryshime, kështu të gjithë duhet të përshtaten me atë që duam”, tha Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"