“Nuk e vras shumë mendjen”, trajneri i Volfsburgut para ndeshjes me Kukësin: Bojkoti i Superiores na ka prishur punë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 11:59

“Nuk e vras shumë mendjen”, trajneri i Volfsburgut para ndeshjes me Kukësin: Bojkoti i Superiores na ka prishur punë

Trajneri i Volfsburgut, Olivier Glasner, ka folur ditën e sotme para mediave në Gjermani, për ndeshjen me Kukësin, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në “Air Albania”, duke filluar nga ora 20:00.

GLASNER

Para kësaj sfide, Glasner është shprehur se nuk i ka studiuar mirë verilindorët, për shkak se ata nuk kanë zhvilluar shumë ndeshje që kur ndryshuan trajner. Megjithatë ai shton se objektivi është vetëm kalimi në turin tjetër, pasi duan kalimin në fazën e grupeve në Ligën e Europës.

“Situata e krijuar prej Koronavirusit është e njëjtë për të gjithë. Ne do të bëjmë më të mirën dhe jemi përgatitur për ndeshjen. Kukësin e ndoqa në ndeshjen e kaluar në Europa Ligë dhe pashë një ekip të organizuar mirë, me lojtarë me cilësi teknike. Sipas mendimit tim kjo është tipike për ekipet ballkanike. Shkojmë në Tiranë me besim për të kaluar në raundin tjetër. Nuk jemi përgatitur për shtesat dhe penalltitë, nëse do na duhet, do të bëjmë më të mirën pas 90 minutave.

Situata e koronavirusit? Nëse doni të luani në Kupën e Europës, mund t’ju duhet të udhëtoni në një zonë rreziku. Për fat të keq kjo është e vështirë të shmanget për momentin. Meqenëse e njoh konceptin e sigurisë dhe rregullat e higjienës, nuk kam asnjë shqetësim.

glasneri

Kundërshtari? Ishte e vështirë të gjeja informacion. Kjo për shkak se java e parë atje është shtyrë dhe ne i kemi parë vetëm në një ndeshje, atë në Europë. Ata kanë ndryshuar trajner dhe e kemi pasur të vështirë të shikojmë ndeshje të tyre.

Ka mundësi që për ndeshjen ndaj Kukësit, dy lojtarë të cilët ishin të angazhuar me kombëtaret t’u jepet pushim. Qëllimi ynë është padyshim kalimi në raundin tjetër. I takon lojtarëve të na ndihmojnë për ta arritur këtë. Ne e kemi marrë ndeshjen dhe kundërshtarin me shumë seriozitet. Unë e di që kemi shumë ndeshje këtë fillim sezoni, por nuk e vras shumë mendjen. Është e rëndësishme të mos e shikojmë kalendarin si një barrë, por ta shikojmë si një sfidë. Nëse futemi me qëndrim pozitiv, jam i bindur që do bëjmë mirë.

Nëse bëjmë një ndeshje të mirë, ne do të kalojmë në raundin tjetër. Ne duam të futemi ne fazën e grupeve, ky është qëllimi ynë.”, u shpreh Glasner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"