Nuk e tremb Komisioni i Etikës, Skënderbeu shpenzon 50 mijë euro për fazën përgatitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2017 | 19:39

Nuk e tremb Komisioni i Etikës, Skënderbeu shpenzon 50 mijë euro për fazën përgatitore

Tifozët bardhekuq mbeten ende nën “ethet” e vendimit të Komisionit të Etikës që do të thotë fjalën e vet më 8 qershor, kur ka caktuar mbledhjen e radhës. Por duket se te Skënderbeu dhe, mbi të gjitha, drejtuesit e klubit kanë marrë garancinë nga FSHF-ja se nuk do të ketë asnjë dënim për bardhekuqtë, qoftë me pezullim nga kampionati apo edhe ndonjë masë të lehtë ndëshkimore.

skenderbeu stervitje

Një gjë e tillë të bën ta kuptosh edhe shpenzimet që po bëhen si në merkato, ashtu edhe në programimin e përgatitores që starton pikërisht nesër. Prej gati një jave bardhekuqtë kanë mbyllur gjithçka për fazën në Slloveni, ku rezervimet kanë shkuar më shumë se 50 mijë euro.

Skenderbeu stervitje

Kujtojmë që skuadra e Dajës do të qëndrojë tri javë në tokën sllovene. Sigurisht që një situatë e tillë kërkonte garanci më vete për të bërë të gjitha këto prenotime, të cilën bardhekuqtë e kanë marrë tashmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"