“Nuk e tradhëtoi historinë e familjes”, Partizani vlerëson Arben Fagun: Lamtumirë, kampioni ynë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 12:21

“Nuk e tradhëtoi historinë e familjes”, Partizani vlerëson Arben Fagun: Lamtumirë, kampioni ynë!

Klubi i futbollit Partizani reagoi i pikëlluar për vdekjen e ikonës së basketbollit shqiptar dhe “demave” Arben Fagu, i cili vdiq sot nga sëmundje. Në një mesazh në faqen zyrtare, 16-herë kampionët e Shqipërisë çmuan besnikërinë e 65-vjeçarit ndaj klubit dhe ngjyrave të tij duke vazhduar traditën e familjes Fagu.
130244040_1516651345195923_8913218213370477071_n
Mesazhi i Partizanit për vdekjen e ish-trajnerit të basketbollit Arben Fagu

NGUSHËLLIM

Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 65 vjeçare të Arben Fagut, ish basketbollist dhe trainer i Partizanit dhe ekipit tonë kombëtar.

Beni është pinjoll i familjes së madhe Fagu, i biri i Besim Fagut një nga themeluesit e Klubit Partizani dhe vëllai i legjendës së koshit Agim Fagu. Arben Fagu nuk e tradhëtoi historinë e familjes duke qenë pjesë e pandarë e ngjyrave të kuqe dhe njëkohësisht ka dhënë një kontribut të madh me Kombëtaren shqiptare. Të gjithë karrierën e tij si sportist dhe trainer ai ia kushtoi Partizanit deri në momentet e fundit kur drejtonte ekipin e meshkujve të Partizanit.

Klubi i Futbollit Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe.

Lamtumirë kampioni ynë Arben Fagu!

146212225_1559394960921561_2716053799312214599_n arben faguuuu

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"