“Nuk e prita mirë”, Hoxhaj i pakënaqur me zgjedhjet e Sedloskit: Respektoj vendimet dhe është trajneri që merr përgjegjësitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 21:29

“Nuk e prita mirë”, Hoxhaj i pakënaqur me zgjedhjet e Sedloskit: Respektoj vendimet dhe është trajneri që merr përgjegjësitë

Ardit Hoxhaj u bë sot heroi i Vllaznisë në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë përballë Egnatias me nëj gonë shtesë. Por përtej kënaqësisë për golin, sulmuesi ka zbuluar edhe se nuk është edhe aq i lumtur me zgjedhjet e fundit që po bën trajneri Sedloski.

hoxhaj

“Me shënimin e golit m’u kujtua ndeshja me Shiroki Brijeg në Europë, ishte ndeshje me shifrat 3-0 por ka shënuar Çoba atë gol dhe menduam se mund të ishte goli i përmbysjes në Shkodër. Shpresojmë  shumë që edhe ky gol të na ndihmojë të ecim përpara e të na çojë në finale

Roli im është sulmues krahu, ndjehem mirë aty, edhe si sulmues i dytë. Fantazist jo, nuk besoj se ka ngelur Vllaznia për fantazinë time, por si sulmues i dytë më shumë.

Trajneri na kritikoi pak për humbjen e disa pasimeve të thjeshta, pastaj na kujtoi se ky gol është goli i finales, na dha besim për ndeshjen tjetër. Kemi ndeshje për tre ditë me Egnatian dhe duhet të bëjmë maksimumin tani.

Për skemën e kemi filluar me 4-2-3-1, nuk mendoj se ka ndikuar skema që nuk më ka futur titullar. Thjesht është një pëlqim i trajnerit, personalisht nuk është se e kam pritur mirë këtë gjë, që një mesfushor qendre te luajë në krah në rolin tim. Nuk e kem përjetuar mirë të them të drejtën në stërvitje, por sot kam arritur të gjej forcat dhe i janë dashur ekipit dhe kam dashur ta ndihmoj se e kam parë në vështirësi ekipin.

Akordi në vitin 2016 me Pas Janinën? Më vjen keq që nuk u realizua pasi ishte edhe mosha ime shumë e re që mund të bëja një hap para. Por nuk i ngelem asaj situate, unë kam vazhduar të jem pjesë e kampionatit shqiptar, kam bërë maksimumin në çdo ekip ku kam luajtur, jam munduar të jem një lojtar korrekt, të respektoj ekipet dhe të jem një shembull për atë që kam bërë. Edhe te Vllaznia, kur janë bërë rotacionet, shpeshherë nuk kam shprehur asnjë pakënaqësi kur jam lënë jashtë, por thjesht jam munduar të bëj maksimumin tim dhe këtë do të bëj deri në fund. Respektoj vendimet. Pastaj janë vendimet e trajnerit dhe merr ai përgjegjësitë.

Pak a shumë është situata e njëjtë me vjet. Duhet të them se nuk është situatë e lehtë për ne futbollistët se sa vjen e afrohet fundi, shtohet presioni. Duhet të gjejmë forcat. Objektivi ynë është të kapim Kupat e Europës dhe nëpërmjet kampionatit, e pastaj edhe Kupës, t’i arrijmë”, tha për “Oversport” Hoxhaj pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"