“Nuk e prisnim këtë rezultat”, Shehu: Laçi meriton respekt maksimal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2021 | 16:17

“Nuk e prisnim këtë rezultat”, Shehu: Laçi meriton respekt maksimal

Laci fitoi bindshëm 5-0 ndaj Dinamos në shtëpi. Në fund të sfidës për mikrofonat e Supersport  ka folur dhe Julian Shehu. Mesfushori foli për fitoren por dhe për pozicionin e tij në fushë.

julian shehu

 

“Nuk e kishim menduar që do fitonim me rezultat kaq të thellë ,jemi të lumtur por më shumë për tre piket sepse ato kishin rëndësi. E dinim rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe e kishim vlerësuar ne maksimum. Pozicioni që luaj me pengon që të jem afër portës, por dua te ndihmoj ekipin, golat nuk janë primar”

Javën tjetër është Kukësi, a duhet te kenë frikë rivalët?

“Besoj se Laçi është ekip qe meriton respekt dhe Kukësi duhet të na respektoj maksimalisht.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"