“Nuk e prisja të luanim kaq mirë, na eliminoi rregullorja”, Sarri: Nëse do isha në vendin e drejtuesve, do ndërhyja menjëherë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 23:57

“Nuk e prisja të luanim kaq mirë, na eliminoi rregullorja”, Sarri: Nëse do isha në vendin e drejtuesve, do ndërhyja menjëherë për…

Mauricio Sarri është shprehur se nuk e priste që skuadra e tij të luante kaq mirë, ndonëse nuk ia dolën dot të kualifikohen. Trajneri i Juventusit është shprehur se skuadra e tij e dominoi kundërshtarin, duke i krijuar vështirësi të shumta, por në fund nuk ia dolën dot të kualifikoheshin, ndonëse thotë se u eliminuan për shkak të rregullores për humbjen e ndeshjes së kaluar.

sarri.juve.2019.201.750x450

“Unë prisja më pak të them të drejtën, duke zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer. Ia dolën ta përmbysim rezultatin dhe tentuam deri në fund për golin e 3-të. Nëse nuk do isha i shkatërruar moralisht, unë do isha i lumtur me lojën e skuadrës. Ne eliminuam për shkak të humbjes në ndeshjen e parë, nuk kemi çfarë të bëjmë kështu është rregullorja.

E ardhmja? Unë nuk mendoj se drejtuesit e nivelit të lartë marrin vendime për një ndeshje. Këto pyetje duken fyese për drejtuesit, nëse do isha në vendin e tyre do ndërhyja menjëherë. Unë kam një kontratë dhe pres të përmbush atë.

Në ndeshjen me PSG-në Lioni nuk ka qenë kurrë në aq shumë vështirësi sa sonte. Luajtëm shumë mirë, para se të dilja në intervistë pashë statistikat dhe ishin 7 raste për ne dhe vetëm një për kundërshtarin.”, u shpreh Sarri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"