“Nuk e prisja të luanim kaq dobët, Lituania na befasoi”, Gjimshiti: Lojtarët e vetëm që bënë mirë ishin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2020 | 23:26

“Nuk e prisja të luanim kaq dobët, Lituania na befasoi”, Gjimshiti: Lojtarët e vetëm që bënë mirë ishin…

Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Lituanisë, ku Kombëtarja u mposht me rezultatin 1-0, mbrojtësi Berat Gjimshiti është shprehur se nuk e priste që kuqezinjtë të luanin kaq keq. Gjithashtu ai shprehet se nuk e nënvlerësuan kundërshtarin, pasi e kishin studiuar shumë mirë.

bandicam 2020-09-07 23-17-47-742

“Nuk e prisja që të luanim kaq dobët. Vetëm ata që u futën në pjesën e dytë bënë mirë. Besoj që kjo ndodh në futboll. Ka ndeshje që nuk të ec në futboll. U pa që kjo lojë me një gabim hapej, këtë herë e kishim ne fatin e keq. Sigurisht që edhe lodhja fizike, pasi shumë prej nesh nuk ishin stërvitur. Edhe unë isha 2 javë pushime dhe pastaj erdha këtu. Megjithatë ndaj një kundërshtari si Lituania në Tiranë duhet të fitonim.

E kishim studiuar mirë kundërshtarin, u befasuam kur i pamë në video dhe nuk i nënvlerësuam aspak. Nuk thashë që kemi frikë të fitojmë, por thashë që ndodh që kundërshtari luan më mirë. Edhe kur luan keq mund të fitosh me një goditje standarde, por nuk e kishim atë fat. Nuk kemi pasur vetëbesim për të dalë nga presingu i tyre, nuk i kemi bërë 5 pasime bashkë. Kemi luajtur më shumë me topa të gjatë.

Jam shumë i lumtur që kam pasur kaq shumë minuta te Atalanta. Të dhemb shumë kur je afër gjysmëfinales së Championsit dhe të dhemb kur skualifikohesh.”, u shpreh Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"