“Nuk e prisja të kisha këtë ecuri në Superiore”, flet Mëllugja: Po bëjmë një kampionat që nuk e priste askush

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 20:59

“Nuk e prisja të kisha këtë ecuri në Superiore”, flet Mëllugja: Po bëjmë një kampionat që nuk e priste askush

Bylisi mposhti me rezultatin 0-1 Vllazninë në “Loro Boriçi”, në një ndeshje ku nuk munguan kontestimet. Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall mesfushori i ballshiotëve Donald Mellugja, i cili në intervistën pas ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport” u shpreh:donald mellugja

Si ndjehesh te kjo skuadër dhe kur i sheh ekipet më të mëdha të kampionatit shqiptar nga lart?

Ndihem shumë mirë, kemi bërë një kampionat shumë të mirë deri tani. Do të vazhdojmë të ecim përpara. Sot kishim plot 5 mungesa dhe për një ekip si Ballshi, ndihet mungesa e 5 lojtarëve. Por, pa iu hequr meritën atyre që i zëvendësuan lojtarët, bravo iu qoftë.

Nuk e merituam 100% fitoren, sepse edhe Vllaznia luajti futboll, por e merituam deri në 90%.

Keni frikë nga lartësia, për shkak se tani që ndodheni aty lart do të ndryshojë edhe sjellja e kundërshtarëve ndaj jush?

Ne do të vlerësojmë çdo kundërshtar siç kemi bërë nga fillimi deri tani. Edhe sot nuk na toleruan.

E prisje këtë impakt në Superiore, pasi gjithmonë keni luajtur në Kategorinë e Parë?

Nuk e prisja këtë ecuri, e prisja më të vështirë Superligën. Por me minutat e marra në këmbë besoj që po rritem gradualisht, nuk jam më si në ndeshjen e parë dhe në atë të 11-të. Besoj do të jap më të mirën për këtë skuadër. Po bëjmë një kampionat që askujt nuk ia merrte mendja. Deri në këto momente meritojmë vetëm respekt dhe asgjë nuk është rastësi.

Gjithmonë lojtarët e ndeshjes i ngacmonit në Ballsh, a iu ka ngacmuar ndonjë juve sot që dolët lojtari i ndeshjes?

Më ngacmuan sepse për mua është hera e parë që dal në TV dhe po presin të bëj ndonjë gabim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"