“Nuk e prisja një rezultat kaq të thellë”, Hansi Flik pas fitores 8-0 ndaj Shalkes: Objektivi i Bajernit? Nuk ka nevojë për përgjigje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 8:41

“Nuk e prisja një rezultat kaq të thellë”, Hansi Flik pas fitores 8-0 ndaj Shalkes: Objektivi i Bajernit? Nuk ka nevojë për përgjigje

Bajerni i Mynihut e nisi kampionatin aty ku e la, me fitore. Dhe çfarë fitoreje ishte ajo e djeshmja ndaj skuadrës së Shalkes! Merita ishte pa dyshim edhe e trajnerit Hansi Flik, i cili duhet thënë se ka ndërtuar një skuadër perfekte. Mund ta dallosh qartë që skuadra funksionon në mënyrë të përsosur. Lojë e bukur dhe e shpejtë, Bajerni po tregon se edhe në këtë sezon do të vazhdojë të dominojë në Bundesligë. Hansi Flik tha pas ndeshjes se ishte shumë i lumtur për këtë fitore të thellë.
EiOG2HsWAAYY9u6
“Të them të drejtën nuk e kisha menduar një rezultat të tillë duke parë edhe kundërshtarin që kishim përballë. Kishim shumë pak kohë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen, por djemtë treguan se janë profesionistë të vërtetë. Forma e tyre ishte madhështore. Kam një skuadër që luan me intensitet dhe nuk e humbet në asnjë moment përqendrimin”, tha Flik.
sane
PËR SANENË – “Leroi bëri një ndeshje të mirë. Ndoshta në disa momente u tregua më altruist se ç’duhej, por ishte vetëm ndeshja e tij e parë me ne dhe duhet t’i japim pak kohë. Jam shumë i kënaqur që është pjesë jona dhe kam bindjen se do të jetë vendimtar për ne gjatë sezonit. Do të jetë një kampionat i ngarkuar me ndeshje dhe për këtë duhet të jemi të kujdesshëm në menaxhimin e lojtarëve”.
1254400293.jpg
PËR OBJEKTIVIN – “Objektivi mbetet i pandryshuar, të fitojmë kampionatin. Mendoj që kjo pyetje nuk ka më nevojë për përgjigje. Bajerni luan gjithmonë për të fituar dhe kjo është e qartë. Pas tripletës jemi akoma të uritur për më shumë sukses”.
a1896efbb3d74d7396a465a328520b66
PËR LOJËN – “Mënyra se si u përgatit ndeshja nga skuadra ishte ajo e duhura. Sigurisht që edhe pas një fitoreje të tillë ka vend për kritika. Në disa momente lamë shumë hapësira prapa duke u dhënë mundësi kundërshtarëve të rrezikonin. Jemi vetëm në fillim të sezonit dhe rruga deri në fund do të jetë e gjatë. Askush nuk fal asgjë në futboll dhe kjo është vërtetuar shumë herë”, përfundoi Flik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"