Nuk e përsëriti dot përrallën që shkroi me Leister, Ranieri shkarkohet zyrtarisht nga klubi anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 19:44

Nuk e përsëriti dot përrallën që shkroi me Leister, Ranieri shkarkohet zyrtarisht nga klubi anglez

Klaudio Ranieri është shkarkuar zyrtarisht nga posti i trajnerit të Uatford. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi anglez në një deklaratë në rrjetet sociale.

Claudio-Ranieri-F365-5

Ranierit i ka humbur shkëlqimi që pati 6 vite më parë me Leister, ku arriti të kthente të pamundurën në të mundur. Me Uatfordin sigurisht që nuk ishte ky synimi, por të arrinin të mbijetonin këtë vit në Premier Ligë.

Rezultatet e fundit e pozicionojnë Uatford në vendin e 19-të me vetëm 14 pikë të grumbulluara. Duket se klubi anglez nuk ka preferuar të rrezikoj më shumë dhe ka shkarkuar italianin pas vetëm 112 ditësh në drejtim.

Kjo është eksperienca e dytë në tre vitet e fundit për Ranierin në Angli, pas asaj me Fulhem në 2019, e cila gjithashtu përfundoi në dështim, me rrëzimin e klubit nga Premier Liga.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"