Nuk e njohin fitoren prej 5 ndeshjesh, Shehi: Kam folur me lojtarët, ata duan…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2020 | 19:33

Nuk e njohin fitoren prej 5 ndeshjesh, Shehi: Kam folur me lojtarët, ata duan…

Kukësi ishte në fazën përfundimtare të përmbylljes së përgatitjeve për ndeshjen kundër Luftëtarit. Trajneri Shehi lëvizi ditën e djeshme në mëngjes së bashku me ekipin drejt Elbasanit, ku bënë dhe akomodimin në një prej hoteleve të qytetit. Stërvitja e fundit ishte planifikuar të zhvillohej në orën 16:00 në një prej fushave stërvitore në këtë qytet. Por, vendimi i marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit për pezullim të të gjithë aktivitetit sportiv në Shqipëri, bëri që nënkampionëve t’u përmbyseshin të gjitha planet.
Musholli Kukesi

Dhe pse Kukësi ishte përgatitur për ta luajtur ndeshjen kundër Luftëtarit, problematikat e saj ishin të mëdha dhe nga një anë më mirë që ndeshja nuk u luajt.

TRAJNERI ORGES SHEHI

Shehi5

Ditën e enjte klubi i Kukësit anuloi konferencën me trajnerin 42-vjeçar, për shkak të problematikës së virusit shumë të rrezikshëm që qarkullon tashmë dhe në Shqipëri (CoronaVirus). Por, kjo gjë nuk e ndali trajnerin të fliste për takimin kundër Luftëtarit, ndaj të cilëve ai dhe drejtuesit e tjerë kërkonin vetëm tri pikët.

Trajneri dhe pse me shumë mungesa, ishte i bindur te triumfi dhe tha se ekipi ishte gati e se futbollistët mezi prisnin të dilnin në fushë: “Dy ndeshjet kanë qenë në një hark kohor të shkurtër, por neve na kanë penalizuar mungesat. Gjithsesi, shanset tona i kemi pasur dhe në një situatë të tillë ku skuadra është e ngarkuar psikologjikisht dhe me mungesa nëse do i kishim finalizuar rastet, do kishim tjetër histori. Në situatën ku jemi, fitorja është domosdoshmëri. Kam folur me çunat dhe si kolektiv, por dhe individualisht ata mezi e presin ndeshjen”, tha fillimisht tekniku.

Goli i Kukesit

Sa i përket situatës mjaft të rëndë që ka përfshirë vendin për shkak të Koronavirusit, trajneri u shpreh: “Patjetër që paniku i Koronavirusit është prezent, e të gjithë shqetësohen për veten e familjarët e tyre. Është një luftë me një armik që s’e njohim, por paçka këtij fakti, skuadra ka qenë e përqendruar dhe ne jemi gati për ndeshjen”, tha trajneri Shehi paraditen e djeshme, pa dalë ende vendimi i pezullimit të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"