“Nuk e meritonim humbjen”, Sormani: Jam i kënaqur me lojën e skuadrës, po të shënonte Telushi penalltinë e dytë …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 19:22

“Nuk e meritonim humbjen”, Sormani: Jam i kënaqur me lojën e skuadrës, po të shënonte Telushi penalltinë e dytë …

Partizani u mposht nga Skënderbeu me rezultatin 3-2 në sfidën e vlefshme për javën e 18-të. Pavarësisht humbjes tekniku i skuadrës së kuqe, Adolfo Sormani, u shpreh tepër i kënaqur nga loja e të tijëve, duke deklaruar:

bandicam 2020-01-21 19-17-35-389

NDESHJA – Mendoj se e kemi bërë të gjithë ndeshjen e mirë. Rezultati nuk i tregon këto. Nuk jam dakord që kemi luajtur vetëm 40 minuta. Skuadra më ka pëlqyer. Nëse do të kishim shënuar penalltinë e dytë të Telushit, mund edhe ta fitonim ndeshjen. Në përgjithësi skuadra më ka pëlqyer përveç rezultatit.

MERKATO – Nuk është ky momenti të flasim për merkaton. Duhet të flasim vetëm për ndeshjen. Do të stërvit lojtarët që kam. Sot duhet të mendoj vetëm për ndeshjen dhe rastet e humbura. Në ditët në vijim do flasim me klubin në lidhje me merkaton. Për gjyqtarin nuk flas, më tregoni çdo episod, por nuk flas për gjyqtarin.

LOJTARËT E RINJ DHE MENAXHIMI I NDESHJES – Duhet të shënonim mundësitë që krijuam. Ferhati bëri një ndeshje të mirë. Arriti të tregonte potencialin e tij. Në fund vuajti pak, ndaj vendosëm të fusnim Romeron. Në përgjithësi jam i kënaqur nga loja e skuadrës.

KAMPIONATI DHE RIVALËT – Kampionati duket nga renditja që është i ekuilibruar. Për të fituar një ndeshje duhet të jesh konstat dhe i përqendruar. Mendoj që kemi humbur një ndeshje ku kemi bërë mjaft mirë dhe meritonim diçka më tepër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"