“Nuk e meritonim humbjen”, Memushaj: Barazimi ishte rezultati më i drejtë, mungoi vetëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 22:58

“Nuk e meritonim humbjen”, Memushaj: Barazimi ishte rezultati më i drejtë, mungoi vetëm…

Kapiteni i Kombëtares, Ledian Memushaj u shpreh tepër i zhgënjyer pas humbjes së sotme ndaj Turqisë, në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH, mesfushori vlonjat deklaroi:

bandicam 2019-10-11 22-54-39-773

“Nuk e meritonim të humbisnim. Barazimi ishte rezultati më i drejtë. Patëm rastet tona, duhet ti shfrytëzonim më mirë. Mungoi vetëm futja e topit në portë.

E dinim që ishte ndeshje e rëndësishme, dhe normale që ka qenë tension. Në minutat e fundit patëm raste, kur nuk bëmë golin, pastaj e pësuam. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Duhet që gjërat negative ti bëjmë pozitive. Kualifikimi është i vështirë. Duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër dhe të shikojmë në fund”, u shpreh Memushaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"