“Nuk e meritonim humbjen”, Edi Martini: Ja çfarë nuk shkoi në sfidën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2021 | 16:13

“Nuk e meritonim humbjen”, Edi Martini: Ja çfarë nuk shkoi në sfidën e sotme

Trajneri i Teutës, Edi Martini u shfaq i zhgënjyer për humbjen ndaj Laçit në transfertë. Në prononcimin pas ndeshje për “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës durrsake deklaroi:

bandicam 2021-01-31 16-08-58-366

HUMBJA- Skuadra nuk e meritonte humbjen. Ishte një lojë e barabartë. Golin ia dhuruam, bëmë një gabim. Pjesën e dytë e filluam më mirë, kishim mundësitë tona. Me kalimin e minutave loja ra dhe nuk ishim aq kërkues.

FAZA SULMUESE- Bëmë shumë gabime në pasime, të cilat na kushtuan. Kishte momente ku ia dhuronim topin vetë kundërshtarin. Golat janë ato që bëjnë diferencën. Faza e sulmit matet me golin.

LOJA- Kemi bërë pasa gabim pafund. Këto gabime na futën në krizën. E kemi humbur shumë topin në mesin e fushën. Kjo është diferenca sepse topi nuk shkoi në sulm. Sepse bëmë shumë gabime.

AKTIVIZIMI I LORENCO VILËS NGA STOLI- Kemi parë që ndeshjet e fundit ka munguar qartësia në qarkullimin e topit. Menduam të futshim Karabecin në lojë.

GABIMI NË MBROJTJE- Ishin 2-3 gabime radhazi. Ai rast na penalizoi shumë. Ishin momentet më të mira tona. Ai gabim na kushtoi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"