“Nuk e mbaj mend nëse e preka topin me dorë”, Ngo: Ja çfarë duhet të ndryshojë Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 19:40

“Nuk e mbaj mend nëse e preka topin me dorë”, Ngo: Ja çfarë duhet të ndryshojë Tirana

Majkëll Ngo realizoi golin e fitores në sfidën e sotme ndaj Bylisit, duke i dhënë 3 pikë të arta Tiranës. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, sulmuesi anglez foli në lidhje me këtë triumf, duke u shprehur:

bandicam 2020-01-22 19-33-34-315

E preke topin me dorë?

Nuk e mbaj mend nëse e preka topin me dorë, ajo që duheshe është vetëm goli. Ishte një skenë, thjesht pashë topin, pashë 10 lojtarë thashë të marr topin dhe ta shtyj me gjithë lojtarët në rrjetë. Kaq ishte e gjitha.

A je i kënaqur me atë që dhe sot në fushë?

Faza përgatitore në Antalia, ndryshimi i orarit, udhëtimi, ri ambientimi, ndikuan pak sot. Jam i mendimit se ne Antalia kam qenë më mirë, më në formë se sot. Dua të them që Tirana është një skuadër që i dominon kundërshtarët. Në aspektin personal pres të jem më lartë.

Keni shënuar 1 gol më shumë se portieri i Bylisit Hidi, çfarë duhet të ndryshojë Tirana për të shënuar më shumë?

Ndjej se në pjesën e sulmit, ka raste kur je në pritje e shënon, duhet të jemi pak më krijues përpara, po të rri si numri 9 mund të shënoj 15 gola, nëse tërhiqem për të qenë më krijues, ndjej se mund të vijë më shpejt goli. Mendoj që bashkë me trajnerin Egbo dhe stafin duhet të improviziojmë më shumë. Duhet të krijojmë më tepër raste, u shpreh Ngo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"