“Nuk e llogarisimin diferencën në pikë me Lushnjen”, Mërgjyshi: Asgjë nuk është e sigurt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 9:15

“Nuk e llogarisimin diferencën në pikë me Lushnjen”, Mërgjyshi: Asgjë nuk është e sigurt

Lushnja – Apolonia sërish të jetë kryendeshja e javës në Kategorinës e Parë. Fierakët udhëheqin me diferencë prej 5 pikësh dhe u intereson qoftë edhe një barazim, pasi do të ruanin distancën me ndjekësit, ndërsa fitorja do t’i siguronte Apolonisë matematikisht ngjitjen në Superligë dy javë përpara fundit. Ndërsa lushnjarëve u duhet patjetër fitorja, pasi janë ende në lojë për dy vendet e para.
apolonia-luftetari-470x264

Një ndeshje që pa diskutim do të jetë e fortë dhe me rivalitet, si gjithmonë. Janë dy kundërshtare të cilat rrallë lëshojnë në fushën e vet, aq më tepër kur luajnë kundër njëra-tjetrës. Këtë kampionat lagunarët kanë 10 fitore dhe vetëm 1 humbje në “Roza Haxhiu” (Lushnja – Pogradeci 0-1, më 2 nëntor 2019), ndërsa Apolonia është një “kockë e fortë” edhe në transfertë, me 6 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje jashtë fushës së vet (humbja e fundit: Lushnja – Apolonia 2-1, më 14 dhjetor 2019). Gjithçka mund të ndodhë në një derbi të tillë, por enigmat mbi sfidën e radhës do të zbardhen në fushë pas përfundimit të ndeshjes së kësaj të diele.

mergjyshi

MËRGJYSHI – Kryepankina fierake i bën apel skuadfrës së tij që të jetë e kujdesshme dhe të respektojë garën gjer në fund, sido që të dalë rezultati i ndeshjes së radhës. “Flasim për një ndeshje radhe, por që luhet ndaj rivalit më të fortë të grupit, Lushnjës. Apolonia është një ekip që gjithmonë i ka respektuar kundërshtarët, aq më tepër një konkurrente direkte si Lushnjën. Nuk e llogarisim diferencën në pikë ndaj tyre, por do të luajmë me përqëndrim maksimal dhe kujdes gjatë gjithë ndeshjes, pasi është një ekip që nuk të falë në fushën e vet dhe ata janë pretendentë bashkë me ne dhe Pogradecin, për objektivin madhor të ngjitjes direkte në Superligë. Përderisa logjika e matematikës i lejon, atëherë asgjë nuk është e sigurt. Ne jemi më të favorizuar vetëm momentalisht në renditje, por situatat mund të përmbysen, nëse nuk luajmë me kujdes dhe përgjegjësi. Mos harroni që Pogradeci ishte 2 pikë më shumë se ne, ndërsa tani që jemi ne 7 pikë përara tyre dhe gjithçka ndodhi në vetëm 3 javë, pra, nëse nuk i shërbejmë garës gjer në fund, asgjë nnuk ka garanci. Ndaj Lushnjës ne do të futemi në fushë me një qëllim të qartë, për të marrë një rezultat pozitiv”, – thotë për “Panorama Sport” trajneri i Apolonisë Artan Mërgjyshi.

Bilanci i tri ballafaqimeve të mëparshme në këtë sezon është në favor të lagunarëve, të cilët kanë fituar dy herë me rezultatin 2-1, ndërsa fierakët kanë fituar vetëm fazën e tretë me shifrat 3-1.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"