“Nuk e lëshojmë vendin e 4-t”, mesfushori i Apolonisë bën llogaritë për “play off”-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2022 | 23:14

“Nuk e lëshojmë vendin e 4-t”, mesfushori i Apolonisë bën llogaritë për “play off”-in

Apolonia luan në Cërrik këtë fundjavë dhe misioni është i qartë, të marrin një tjetër trepikësh dhe blindojnë vendin e 4-t. Erisildo Smaçi e quan të kalueshme këtë transfertë, por jo të lehtë ama. Me kundërshtarin që lufton për të mbijetuar, ai kërkon që të mos ulet vigjilenca.

Smaci Apolonia

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori deklaron: “Ndërprerja na ka shërbyer për t’u rikuperuar nga dëmtimet dhe rigjeneruar forcat. Kurrsesi nuk e kemi ulur përqendrimin ama, përkundrazi kemi shtuar punën. Kampionati është drejt fundit dhe këto javë të mbetura janë vendimtare.

Kjo me Turbinën, për shembull, nuk do të jetë e lehtë. Së pari, luajmë në transfertë dhe, së dyti, kundërshtari lufton për mbijetesë. E kemi përgatitur me kujdes këtë duel, pasi duam pikët e plota. Dëshirojmë të ruajmë pozitat e favorshme në renditje, ndaj gabimet ndalohen.

Vendin e 4-t nuk mund ta lëshojmë, sepse plusi i madh i këtij vendi është që ndeshja zhvillohet në fushën tonë. Rregullorja e thotë qartazi që dueli mes vendit të katërt dhe të pestë zhvillohet në fushën e vendit të katërt.

Ky objektiv duhet arritur me patjetër nëse duam të luftojmë për ëndrrën ‘Abissnet Superiore’. I kemi të gjitha mundësitë dhe cilësitë për të rivalizuar këdo në kampionat prandaj gjashtë finalet e mbetura vulosin gjithçka për fatin e këtij sezoni”.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"