Nuk e kishin imagjinuar kurrë, ëndrra e adoleshentëve të Besës mbyllet në… Fier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2020 | 10:46

Nuk e kishin imagjinuar kurrë, ëndrra e adoleshentëve të Besës mbyllet në… Fier

Pas humbjes 8-5 në Fier pak javë më parë, kavajasit kanë vendosur ta respektojnë Apoloninë deri në fund. Kërkesës së saj për ta luajtur ndeshjen e fundit në “Loni Papuçiu” drejtuesit e Besës i janë përgjigjur pozitivisht.APOLONIA BESA

Ndeshja ishte programuar të luhej në Shijak, pasi Besa nuk ka “shtëpi”, por Apolonia do të festojë kthimin në Superiore në stadiumin e saj dhe kavajasit pranuan. Verdhezinjtë pritet të luajnë edhe në këtë ndeshje me lojtarë 16-18-vjeçarë. Këta adoleshentë as në ëndërr nuk e kishin parë të luanin në formacionin e Besës në këtë moshë.

Rezultatet treguan se 90% e tyre nuk kanë shans të qëndrojnë në ekip sezonin tjetër dhe ëndrra e tyre do të përfundojë në Fier. Besa ka në formacion lojtarë të shumtë të rinj, si Dobjani, Kacbufi, Lila, Mecja, Deliu, Shimaj, Hoxha, Kl.Hoxha dhe Zeqiri e të tjerë. Atyre pritet t’u bashkohen disa lojtarë me kualitet, të cilët, sipas presidentit Bizhdili, do të bëjnë një skuadër pretendente.

Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"