“Nuk e kishim menduar këtë rezultat të thellë”, veterani Sheta: I dhamë goditjen e duhur Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 16:02

“Nuk e kishim menduar këtë rezultat të thellë”, veterani Sheta: I dhamë goditjen e duhur Partizanit

Besëlidhja mposhti me rezultatin 3-0 Partizanin në ndeshjen e Kupës. Një rezultat surprizë për skuadrën lezhjane përballë kampionëve në fuq të Superiores. Arjan Sheta ishte një nga futbollistët më të dalluar të skuadra e Besëlidhjes. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, mbrojtësi veteran u shpreh:

bandicam 2020-01-29 15-58-43-847

“Unë bej punën time. Deri në këtë momente nuk ka bërë shumë diferencë mosha në Kategorinë e Parë. Nuk e kishim menduar këtë rezultat të thellë. Si ndeshje e kishim vlerësuar.

Kishim momentin e duhur që ti jepnim goditjen e duhur Partizanit pas disa humbjesh radhazi. Më vjen keq për Partizanin, elementët i ka, nuk e di se çfarë është duke ndodhur. Nuk ia kam idenë. Ne kemi objektiv ti vlerësojmë të gjithë ndeshjet dhe të shohim më pas në fund se çfarë do të ndodhim”, u shpreh Sheta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"