“Nuk e kisha menduar kualifikimin ndaj Tiranës”, Plori: I thashë ekipit ta luajmë si ndeshje stërvitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 18:59

“Nuk e kisha menduar kualifikimin ndaj Tiranës”, Plori: I thashë ekipit ta luajmë si ndeshje stërvitore

Besëlidhja u eliminua nga Tirana ditën sotme, por trajneri i lezhjanëve, Elvis Plori nuk është shfaqur shumë i mërzitur pasi u shpreh se nuk kishte menduar për kualifikim, pasi shpresat ishin shuar që në ndeshjen e parë.Plori

“Duke parë ndeshjen e parë e cila ishte zhgënjyese si me rezultat dhe me lojë, i thashë ekipit që këtë ta shikojmë si një ndeshje stërvitore. Nuk e mendova asnjëherë kualifikimin, thashë çuanve që të argëtohen në fushë dhe mendoj se këtë bënë.

Paraqitjet e Besëlidhjes treguan se edhe në këtë Kategori luhet futboll. Fati i keq donte që ne të përballeshim me Tiranën, e cila është një skuadër e fortë dhe e dija që do ishte e vështirë. Nëse do ishte një skuadër tjetër edhe impenjimi jonë do të ishte ndryshe.

Të them të drejtën, unë mendoj se skuadra ime luan futboll në fusha të mira. Jemi larg me pikë për Superiore, por për ato që kemi treguar në fushë, nuk ka lidhje ajo e pikëve.”, u shpreh Plori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"