Nuk e kënaq oferta e Tares, rinovimi i Strakoshës peng i detajeve financiare. Ja sa kërkon gardiani shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2020 | 0:23

Nuk e kënaq oferta e Tares, rinovimi i Strakoshës peng i detajeve financiare. Ja sa kërkon gardiani shqiptar

Thomas Strakosha është një ndër portierët më të mirë të Serisë A! Gardiani shqiptar ka qenë shpesheherë protagonist te Lacio, me pritjet e tij, duke i siguruar suksese tepër të rëndësishme të kaltërve. Njëkohësisht, Strakosha dëshiron që të vlerësohet nga bardhekaltrit për atë që u jep atyre dhe dëshiron që të paguhet në bazë të këtij kontributi. Sipas mediave italiane, portiere nuk ka rinovuar ende me klubin lacial.

Thomas-Strakosha-977383

Megjithatë, rinovimi mbetet peng i detajeve financiare. Strakosha fiton 1,2 milionë euro aktualisht dhe Lacio është gati t’i ofrojë 1,5 milionë euro në sezon, me Igli Taren që ka vendosur bonuse të cilat e çojnë këtë shifër në 2 milionë euro.

strakoshaa

Por futbollisti mendon se meriton më shumë se kaq dhe dëshiron që rroga bazë të nisë pikërisht nga 2 milionë eurot në sezon, me bonuse të tjera shtesë.  Pritet që në ditët e ardhme, palët të arrijnë gjuhën e përbashkët, për sa i përket anës financiare. Prioritet për portierin shqiptar është Lacio, gjithsesi edhe financat janë goxha të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"