“Nuk e kemi frikë Partizanin”, flet Cungu: Nëse vazhdojmë me këtë ritëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 14:43

“Nuk e kemi frikë Partizanin”, flet Cungu: Nëse vazhdojmë me këtë ritëm…

Laçi barazoi në miqësoren me Kastriotin, por trajneri Armando Cungu kishte lënë pushim disa nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Në prononcimin pas takimit, numri një i kurbinasve pranoi se gjithçka është punuar këtë javë ka qenë në funksion të sfidës me Partizanin. Sipas tij, përballja është e vështirë, sepse kundërshtarë janë kampionët e Shqipërisë. 

armando cungu1

“Jemi të bindur që është një kundërshtar i fortë, që meriton respekt. Mendoj se edhe Laçi meriton respekt, pasi javët e fundit ka treguar shumë karakter dhe lojëra të mira e rezultate. Edhe kundër Partizanit shkojmë për të marrë më të mirën e mundshme, pasi kjo duhet të jetë edhe filozofia e një sportisti. Nuk bën përjashtim as kjo ndeshje”, tha në fillim Cungu.

Ai foli edhe për sistemin e ri të lojës së skuadrës së kuqe, por që nuk është ndonjë gjë e re për Cungun, pasi Laçi i tij është përgatitur për çdo të papritur në fushën e lojës.

laci

“Nuk është gjë e re sistemi i Partizanit. Ne duhet të bëjmë lojën tonë. Nëse vazhdojmë me këto lojëra e me këtë ritëm, besoj se do të dalim edhe me objektivin që kërkojmë”, tha Cungu. Kujtojmë që Laçi është një nga skuadrat, e cila ka mundur Partizanin e vendit të parë. Ndryshe nga faza e parë, këtë herë takimi luhet në Tiranë, ku laçianët vitet e fundit kanë pasur probleme me të kuqtë. Gjithsesi, skuadra kurbinase është vetëm tri pikë larg vendit të parë që mbahet nga Partizani.

B.Balliu- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"