“Nuk e kemi frikë Bylisin”, Lerda: Do firmosja që tani për t’i fituar ndeshjet me rezultat minimal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 12:57

“Nuk e kemi frikë Bylisin”, Lerda: Do firmosja që tani për t’i fituar ndeshjet me rezultat minimal

Partizani do të luajë një ndeshje të vështirë, nesër kundër Bylisit në transfertë. Trajneri i të kuqve Franko Lerda ka dalë në konferencë për të folur mbi këtë sfidë, e cila është mjaft delikate. Ai është shprehur se do vetëm fitoren dhe nuk e shqetëson fakti që skuadra e tij fiton minimalisht.

80cdbda6-e9c4-4d8a-8461-568c88422af3

Bylisi? “Bylis është një skuadër që po bën shumë mirë, për mua është një nga surprizat e këtij sezoni. Më ka lënë përshtypje të mira, në ndeshjen e fazës së parë në Tiranë. Nesër do të kenë një motiv ekstra, pasi kanë dy humbje. Ne duhet të jemi të përqëndruar dhe të futemi në fushën e lojës me besim, të futemi si skuadër në fushë dhe të dalim me rezultat pozitiv.

Pakënaqësi nga sulmi? “Ndoshta e keni dëgjuar keq, unë flas gjithmonë për skuadrën. Kur duhet të mbrohemi apo duhet të sulmojmë, flas për skuadrën. Jam i kënaqur me sulmuesit e mi, pasi po bëjnë një punë të mirë. Por, mendoj që nuk mund të flas për sulmin, kur nuk shënojmë shumë gola. Kur sulmojmë sulmojmë si skuadër, edhe kur mbrojmë, mbrojmë si skuadër.

Rezultatet minimale? “Do të firmosja që të fitoja të gjitha ndeshjet, me rezultat të ngushtë”. (qesh)

Të bëni më shumë se sa faza e parë ndaj Bylisit? “Ne jemi përgatitur për këtë, për të bërë më të mirën. Jemi rritur në mentalitet, në formë fizike, që nga ajo ndeshje e fazës së parë. Çdo ndeshje është histori tjetër. Përsa i përket rezultatit, gjithçka do të duket në fushën e lojës.”

Formacioni? “Do të shohim, sepse nuk mendoj që formacioni fitues nuk ndryshon. Do të vendos mbrëmjen e sotme , për lojtarët që do hedhë në fushë. Skuadra është mjaft mirë, kemi punuar dhe me aspektin psikologjik. Lojtarët do të japin më të mirën”.

Rëndësia e ndeshjes para derbit? “Është një ndeshje e rëndësishme, përsa i përket ecurisë sonë. Pavarësisht derbit, e rëndësishme është të përgatitemi në maksimum, që të ruajmë vazhdimësinë dhe përformancat e mira. Ndaj them se është një ndeshje e rendësishme”.

Frikë nga agresiviteti i Bylisit?  “Frikë jo, por respekt po. Mendoj që duhet të respektojmë kundërshtarin.”.

Merkato? “Përqëndrohemi te Bylisi, kemi kohë për merkaton. Është shpejt. Janari do akoma shumë ditë për të ardhur”.

Barazim ndaj Bylisit? “E them gjithmonë që unë hedh skuadrën në fushë vetëm për fitore, kudo dhe ndaj kujtdo. Pastaj natyrshëm është fusha që jep verdiktin final. Unë shkoj për të fituar ndaj çdo skuadre qoftë Inter apo Liverpuli. Ti kur luan një kalçeto me miqtë e tu nuk do të fitosh, luan për të barazuar? Unë e përgatis e përgatis veten për të fituar.

Renditja? “Kampionati është i ekuilibruar, nuk ka shumë shkëputje. Të gjitha skuadrat janë aty, përveç Flamurtarit dhe Luftëtarit. Me dy ndeshje ngjitesh në krye dhe nuk e mendojmë diferencën me skuadrat e tjera”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"