“Nuk e kam pëlqyer kurrë Balotelin si lojtar”, ish-ministri Salvini: Do merrja te Milani dy futbollistë të Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 19:27

“Nuk e kam pëlqyer kurrë Balotelin si lojtar”, ish-ministri Salvini: Do merrja te Milani dy futbollistë të Napolit

Ish-ministri italian Mateo Salvini, njihet si një tifoz i zjarrtë i Milanit, i cili shpesh herë flet edhe për situatën e kuqezinjve.Italian Deputy Premier and Interior Minister, Matteo Salvini

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Radio Kiss Kiss”, 46-vjeçari ka zbuluar dy lojtarët e Napolit që do të dëshironte t’i shihte te Milani. “ Mbrojtësin Kulibali dhe sulmuesin Insinje unë do të dëshiroja t’i shihja te Milani.

Këta janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm, që doja t’i shikoja te kuqezinjtë. Madje nëse do të kisha mundësi, që nesër në mëngjes do të afroja te Milani gjysmën e ekipit të Napolit.”, u shpreh Salvini.

Gjithashtu ai foli edhe për mos thirrjen r Balotelit te kombëtarja e Italisë, teksa u shpreh: “Nuk ia vlen, që dikush të thirret në kombëtare për shkak të ngjyrës së tij, ose për të kënaqur disa persona. balotelli-salvini-ansa

Nuk e kam pëlqyer kurrë atë si futbollist, jo për shkak të cilësive teknike, por për mentalitetin dhe qëndrimin që ai ka në fushë.”, përfundoi Salvini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"