“Nuk e kam lënë unë Beslidhjen të kalojë në Superiore”, flet Plori: Presidentët të mos fusin hundët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2020 | 16:24

“Nuk e kam lënë unë Beslidhjen të kalojë në Superiore”, flet Plori: Presidentët të mos fusin hundët

Elvis Plori e ka pranuar se nuk do të jetë më njësoj rikthimi në fushë, pas një pezullimi kaq të gjatë për shkak të Koronavirusit, që nuk ishte menduar kështu në fillim.Plori

Në një prononcim të dhënë së fundmi,  trajneri i Besëlidhjes është shprehur se dëshiron ta kalojë skuadrën në Kategorinë Superiore, pasi në dy vite ia ka ndaluar pasi i ka pasur kundërshtarë.

Është një situatë shumë e vështirë për të gjithë, por sidomos për ne që jemi të lidhur me sportin. Në ditët e para na u duk si lojë dhe mendonim se do largohej shpejt. Nëse do fillojë Kupa, mund të them se nuk do të jemi njësoj si më parë. Nëse vazdhon Kupa në do jemi më të priviligjuar.

Të gjithë më thonë që duhet të jem më shumë aktiv, nuk duhet të përqendrohem vetëm te stërvitja, pro duhet të mendoj edhe për të tjerat. Mendoj se do vijë një ditë kur do jepet meritokracia për mua.

Presidenti është shumë tifoz me ne. Duke parë situatën te ne, ishte entuziast për ndeshjen me Partizanin, të cilin më pas e eliminuam.

Duke parë situatën se si ishte në Shkodër, duke parë që për disa vite Vllaznia rrezikonte rënien. Menaxhimi aspak i mirë te klubi, bëri që shumë njerëz të ndërhynin në detaje. Mendoj se për të menaxhuar më mirë situatën, morën një trajner të huaj. Çdo skuadër futbolli në Shqipëri duhet të ketë president, të jenë nga ata që të mos fusin hndët në punët e trajnerit.

Skenari më i mirë? Me këtë rrjedhë që mori skuadra këtë sezon, do kisha dëshirë që kampionati të vazhdojë dhe të na jepet një periudhë për tu stërvitur.

Ne jemi në lojë edhe për Kupën edhe për kampionatin, e mira do ishte të vazhdohet aty ku u ndal.

Do kisha pasur dëshirë të nisë kampionati, por të na lihet kohë. Për dhjetë ditë nuk e përgatis dot skuadrën. U bënë dy muaj pushim. Nuk mund të bëhemi gënjeshtarë dhe të themi që i bëjmë lojtarët të vrapojnë për 10 ditë. Ekipet nuk do merrnin atë që meritojnë. Na duhet kohë më e gjatë. Jemi në lojë, si në kupë e kampionat.

 Normal nuk do jenë gjërat njëlloj. Te pagat nuk një ndryshim të madh në Kategorinë e Parë. Të flasim lirshëm. Pagat janë bashkiake, 300-400 mijë. Paguhen si në fason, nuk kanë çfarë u heqin në rroga.  Në Superiore normale do ndjehej. Maksimumi që merr një lojtar në të Parën është 10 milion. Në Kategorinë e Parë duhet investuar më shumë në stadiume dhe infrastrukturë.

Për dy vite nuk e lashë Besëlidhjen të luajë në Kategorinë Superiore, pasi isha në skuadrat kundërshtare dhe më ka ardhur vërtetë keq. Dua shumë t’i kaloj ata në Superiore.”, u shpreh Plori për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"