Nuk e ka nisur ende sezonin e ri/ Nga Flamurtari te Labëria, përcaktohet më në fund axhenda e Memaliajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 15:22

Nuk e ka nisur ende sezonin e ri/ Nga Flamurtari te Labëria, përcaktohet më në fund axhenda e Memaliajt

Memaliaj nuk e ka nisur ende sezonin 2021-2022, ndonëse duhet të luante të dielën me Flamurtarin. Te vlonjatët rezultuan 4 lojtarë me COVID dhe kjo detyroi FSHF-në që ta shtynte ndeshjen. Kjo i detyroi memaliotët që të vazhdonin stërvitjet dhe këtë të shtunë do të kthehen në fushë.

Memaliaj-Flamurtari

Është vendosur që ta nisin me Flamurtarin, ndërsa javën e dytë me Labërinë ta luajnë të mërkurën e 29 shtatorit. Skuadra e Zhupës është më shumë se gati, ndërsa organikës i janë bashkuar 7 futbollistë cilësorë.

Objektivi është i qartë: të mos diskutohet për asnjë çast mbijetesa. Bashkia Memaliaj ka akorduar një fond shtesë për përballimin e fazës së parë të kampionatit, duke filluar nga trajtimi ushqimor, transporti dhe dietat e futbollistëve. Mbështetja për këtë fazë do të jetë në shumën e 2 milionë lekëve të reja, ndaj ekipit i mbetet vetëm të marrë rezultate.

ROLAND SULI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"