Nuk e ka bërë askush më parë, Van der Sar pritet të marrë postin e rëndësishëm te Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 13:53

Nuk e ka bërë askush më parë, Van der Sar pritet të marrë postin e rëndësishëm te Junajtid

Edvin Van der Sar njihet si një nga legjendat e Junajtid, për shkak të periudhës 6-vjeçare që kaloi me këtë klub, ku fitoi disa trofe të rëndësishëm.van der sar

Tashmë holandezin mund ta shohim përsëri te “Djajtë e Kuq”, por këtë herë jo në rolin e portierit, por në një rol shumë të rëndësishëm. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Junajtid po mendon të caktojë një drejtor sportiv, për herë të parë në histori.

Një nga emrat që flitet se mund të marrë këtë post, është pikërisht ish-portieri holandez. Kjo do të ishte diçka historike, sepse Van der Sardo të ishte personi i parë që do ta bënte te klubi anglez këtë rol, pasi në histori të klubit nuk ka pasur asnjë drejtor sportiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"