“Nuk e ha presionin edhe nga Gjici”, flet Duro: Shkurtaj duhej ta ‘vriste’ ndeshjen, falënderoj lojtarët sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 21:24

“Nuk e ha presionin edhe nga Gjici”, flet Duro: Shkurtaj duhej ta ‘vriste’ ndeshjen, falënderoj lojtarët sepse…

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, u duk i kënaqur nga reagimi i skuadrës së tij në këtë fitore me Tiranën.

duro

Ai u shpreh për “Supersport”, priste nga Shkurtaj që ta çonte ndeshjen në 3-0, ndërsa komentoi edhe deklaratat e Gjicit, e u shpreh se si një trajner i vjetër që është, nuk e ha shumë lehtë presionin që ka rreth skuadrës.

E dinit që Tirana do luante në sulm që në fillim?

Ndeshje të tilla që janë derbi, duhet një lojë e kujdesshme dhe racionale. Psikologjikisht Tirana ishte më mirë se ne. Ne vinim pas një humbje në Ballsh. Pas humbjeve, gjithmonë situata nuk është e mirë, por falënderoj sepse reagoi. Reagoi me Partizanin kur humbëm Superkupën, po ashtu edhe sot.

Pse i zëvendësuat sulmuesin?

Ato janë në momentet e fundit. Gavazaj luajti mirë, edhe pse i dëmtuar. Sidomos treshja e sulmit, Shkurtaj-Abazaj-Gavazaj. Duan edhe ata kohën e tyre, sepse sezonin e kaluar nuk kanë pasur shumë minuta. Në këtë terren, bëjnë diferencën.

Sa i kënaqur jeni me 20 minutat?

Psikologjikisht ne ishim në vendin e dytë. Po të humbnim, nuk kapnim kreun. Ne duhej të bënim 3 gola në 15 minutat e fundit, por në minutën e 85-të kur shënoi Tirana, situatat e atilla krijojnë tension. Para golit, Shkurtaj duhet ta bënte ndeshjen 3-0. Nuk është faji im që Shkurtaj nuk e mbylli lojën.

Gjici kishte një kërkesë për fitore. Është e vështirë ta mbani larg presionin nga presidenti?

E kam parë, nuk ka asnjë presion. Ka 2 muaj trajner i Kukësit, jam takuar 2 herë me Gjicin. Ai ka angazhime të tjera. Unë kam kaluar shumë presidentë, nuk është e lehtë ta ha kaq thjeshtë presionin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"