“Nuk e duroja të ftohtin dhe ndenja dy javë në makinë nga tërmetet”, Teko rrëfen vuajtjet në Shqipëri: Nuk takoj familjen prej 10 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 26, 2020 | 11:55

FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Laci Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

“Nuk e duroja të ftohtin dhe ndenja dy javë në makinë nga tërmetet”, Teko rrëfen vuajtjet në Shqipëri: Nuk takoj familjen prej 10 muajsh

Teko në verë zgjodhi të nisë një aventurë te Laçi, për të lënë Brazilin dhe për të ardhur në Europë. Diçka shumë e vështirë sipas asaj që thotë vetë futbollisti, por e bëri këtë për shkak të ëndrrës që ai ka.whatsapp-image-2020-03-23-at-18.40.50

Në një intervistë të dhënë për “Globo Esporte”, futbollisti ka treguar vështirësitë e mëdha në Shqipëri, duke filluar nga orari dhe deri tek tmerri nga tërmetet, ku ai tregon se ka fjetur për dy javë në një makinë së bashku me një çift bashkëshortësh të tjerë. Gjithashtu Teko ka folur edhe për situatën nga Koronavirusi në të cilën ndodhet e gjithë bota.

“Në Shqipëri janë ndaluar të gjitha udhëtimet jashtë vendit për shkak të Koronavirusit. Janë mbyllur edhe shkollat, kopshtet, lokalet, restorantet, hotelet, stadiumet dhe parqet. Këtu situata kontrollohet mirë falë Zotit, jo siç është në Itali, këtu u paralajmëruan njerëzit paraprakisht në mënyrë që të mos arrijnë te shumë të prekur dhe viktima. Kampionati u ndërpre dhe ne jemi në shtëpi. Kemi është një orar që duhet të përmbushet, vetëm ata që punojnë dhe kanë nevojë për të blerë diçka mund të largohen pas orës 1 pasdite. Çdo njeri tjetër pas kësaj ore që është në rrugë policia do i vendosë gjobë për të paguar.

Kam dhjetë muaj në Shqipëri dhe kur erdha në fillim ishte shumë e vështirë për mua për shkak të ndryshimit të orës. Më pas pata vështirësi kur erdhi dimri. Stërvitesha me pantallona termale dhe sipër tutat sportive. Gjithashtu vishja bluzë termike dhe një normale.whatsapp-image-2020-03-23-at-18.43.08

Vështirësia ime më e madhe këtu ishin tërmetet. Unë madje kërkova të largohesha sepse isha i frikësuar, kurrë nuk kisha kaluar një situatë si kjo dhe shpresoj që askujt të mos i ndodhë. Është diçka që na kap pa përgatitur dhe më pas na frikëson shumë. Kam kaluar gati dy javë duke fjetur në një makinë me një çift dhe djalin e tyre, sepse kishte shumë tërmete.

Unë isha në Treze-PB kur mbaroi kampionati, u ktheva në shtëpi dhe e pranova këtë propozim nga ky klub në Shqipëri. Menaxheri im tha që ata do të luanin play off-in e Europa League dhe nuk mendoja dy herë, sepse kisha një ëndërr të luaja në Evropë dhe sot po e bëj atë. Teko

Kjo është arsyeja pse unë e mora këtë vendim të luaj këtu, një vend që ka një futboll shumë të fortë dhe shumë taktik. Kur fola me nënën time për këtë, ajo ishte e frikësuar për mua, sepse ishte hera ime e parë në Evropë. Por pasi ajo pa që ishte ëndrra ime, ajo më mbështeti.

Është shumë e vështirë të rri larg familjes dhe më mungojnë shumë, por jam këtu për ëndrrën time dhe për t’i ndihmuar ata. Kam 10 muaj që jam larg nga shtëpia, çdo ditë jam në kontakt me nënën, babanë dhe vëllain. Faleminderit Zotit që askush në familjen time nuk u infektua me Koronavirusin.”, u shpreh Teko.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com