“Nuk e duroj dot futbollin”, shpërthen presidenti i UFC-së: Sport pa talent, e luajnë edhe 3-vjeçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2022 | 14:07

“Nuk e duroj dot futbollin”, shpërthen presidenti i UFC-së: Sport pa talent, e luajnë edhe 3-vjeçarët

Duket se Kupa e Botës nuk ka lënë një shije të mirë për presidentin e UFC-së, Dana Uajt, i cili e ka cilësuar si sportin më pa talent në botë.

dana white

“Nuk e duroj dot futbollin. Mendoj se është sporti më pa talent në botë. Ka një arsye pse e luajnë dhe 3-vjeçarët, vetëm vrapon dhe i gjuan një topi”, u shpreh si fillim Uajt.

Më pas ai u pyet nëse do ta thoshte këtë gjë nëse do të jetonte në Brazil dhe nuk nguroi të përgjigjej: “Unë nuk do ta thoja këtë pot ë jetoja në Brazil? Shoku, unë këtë do ta thoja në çdo shtet të botës. Kur je duke luajtur një lojë dhe rezultati është 3-1 në një portë aq të madhe, mos po talleni me mua tani? E dini se sa i patalentuar duhet të jesh për të shënuar tre pikë në një portë aq të madhe”, përfundoi presidenti i UFC-së.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"