Nuk e duan as në tavolinë, Ronaldo detyrohet të ushqehet i vetmuar larg shokëve të skuadrës!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 21:21

Nuk e duan as në tavolinë, Ronaldo detyrohet të ushqehet i vetmuar larg shokëve të skuadrës!

Kaosi te Mançester Junajtid nuk ka fund, me klubin që po shënon një nga pikat më të ulëta në historinë e tij. “Djajtë e kuq” mendohej se do të ktheheshin përsëri në një superfuqi në Angli në këtë sezon, por po ndodh e kundërta, me skuadrën që po zhgënjen plotësisht në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

ronaldo

Shumë nga episodet kanë protagonist Kristiano Ronaldon i cili kërkon me çdo kusht të largohet që të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampioneve. Sjellja e tij edhe në fushë me kritika ndaj shokëve të skuadrës dhe stafit është aq e qartë për të gjithë, sa tashmë raportohet se në radhët e Mançester Junajtid ai nuk ka më miq.

Sipas “The Athletic”, edhe në vaktet e përbashkëta, Ronaldo nuk është bashkë me të tjerët në tavolin. Sjellja e tij gjatë fazës përgatitore me kërkesën për t’u larguar ka bërë që ai tashmë të izolohet nga pjesa tjetër e skuadrës e kështu, ulet dhe ha drekat e darkat në një tavolinë i vetmuar, pa pasur afër pjesëtarët e tjerë të skuadrës.

Një sjellje absurde, që tregon qartësisht se për Ronaldon nuk ka kthim mbrapa dhe se lamtumira nga Mançester Junajtid është thjesht çështje kohe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"