“Nuk e dua Mesin në skuadër”, trajneri spanjoll habit me deklaratën: Nuk përshtatet me stilin tonë të lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 17:39

“Nuk e dua Mesin në skuadër”, trajneri spanjoll habit me deklaratën: Nuk përshtatet me stilin tonë të lojës

Leo Mesi është një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, teksa ka arritur të fitojë pothuajse gjithçka me Barcelonën.mesi

Për aftësitë futbollistike që ai ka, shumë trajnerë duan ta kenë në skuadrat e tyre, që ata drejtojnë. Por, nuk është i këtij mendimi trajneri i skuadrës së Real Sociedadit, Imanol Alguasil.

Tekniku spanjoll në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se nuk do ta donte yllin argjentinas në ekipin e tij: “Transferimi i ëndrrave të mia nuk është Mesi. Ai është një futbollist i mahnitshëm që bën gjëra pothuajse të pamundura.img_lunciti_20180511-140319_imagenes_md_propias_lunciti_114r7152-kXU-U443671500196jIH-980x554@MundoDeportivo-Web

Por, unë mendoj se ai nuk do të përshtatej stilit tonë të lojës. Ne kemi një disa vlera, siç janë modestia dhe normaliteti. Ai mund të na fitojë shumë ndeshje ne, por mua do më bënte me dhimbje koke.”, u shpreh Alguasil.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"