“Nuk e dinim që me barazim shkonim në Ligën e Europës”, futbollisti i Marsejës i habit të gjithë me deklaratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 22:24

“Nuk e dinim që me barazim shkonim në Ligën e Europës”, futbollisti i Marsejës i habit të gjithë me deklaratën

Futbollisti i Marsejës, Mbemba, i ka habitur të gjithë me deklaratën, pas humbjes ndaj Totenhemit në ndeshjen e fundit të grupeve të Champions-it. 28-vjeçari  në përfundim të sfidës, deklaroi se askush nuk u kishte treguar atij dhe shokëve të tij se me barazim ndaj Totenhemit, skuadra franceze do të shkonte në Ligën e Europës. Mungesa e komunikimit I kushtoi skuadrës së Marsejës që pësoi gol në minutën e 95-të, duke mbetur jashtë kompeticioneve Europiane.

mbemba

“Ne e dinim që mund të kalonin në Ligën e Europës edhe me barazim, pasi askush nuk na tregoi ç’po ndodhte në ndeshjen tjetër. Në pankinë dinin gjithçka, por nuk na treguan, ndaj jemi shumë të zhgënjyer, pasi nuk mund të rrezikonim aq shumë dhe të luanim shanset tona në Ligën e Europës”, u shpreh Mbemba.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"