“Nuk e di si Milani mund ta pranojë këtë për Ibrën”, Berluskoni: Ja çfarë duhet të bëjë Donaruma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 16:34

“Nuk e di si Milani mund ta pranojë këtë për Ibrën”, Berluskoni: Ja çfarë duhet të bëjë Donaruma

Kur është për të folur për Milanin, Silvio Berluskoni, është gjithnjë gati të japë opinionin e tij pa asnjë rezervë dhe në të gjitha format. Edhe kur bëhet fjalë për tema delikate, siç është ajo që ka ndezur Italinë për shkak të prezencës së Zlatan Ibrahimoviçit në festivalin e “Sanremos”.

BERLUSCONI

Por ish-presidenti i kuqezinjve e mendon në këtë mënyrë situatën që ka prodhur kaq shumë polemika: “Unë nuk mund të hyj në dinamika që kanë lidhje me vendimet e brendshme të skuadrës. Është e qartë që Zlatan kishte nevojë për të pushuar, sepse pa këtë unë nuk do të arrija ta kuptoja sesi Milani do të kishte pranuar një kërkesë të këtij lloji”.

PËR DONARUMËN – Berluskoni, i cili tashmë është president i Monzës, u ndal përpara gazetarëve në stadiumin “Brianteo”, për të folur edhe në lidhje me të ardhmen e Xhanluixhi Donarumës, temë e nxehtë rinovimi në shtëpinë kuqezi: “E kam ndjekur që kur ishte pjesë e të rinjve në akademi. E kisha kuptuar që do të mund të bëhej një portier shumë i madh. Dhe unë besoj se Milani duhet të vazhdojë që ta ketë në skuadër edhe në të ardhmen”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"