“Nuk e di si i marrin vendimet ata me VAR”, Memelli qan rastin e Mensah: Është i ri, nuk ka eksperiencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2021 | 19:19

“Nuk e di si i marrin vendimet ata me VAR”, Memelli qan rastin e Mensah: Është i ri, nuk ka eksperiencë

Migen Memelli, trajneri i Skënderbeut, mendon se mbyllja e vitit ishte e mirë, ndonëse nuk dolën tre pikët nga sfida me Dinamon. Pas sfidës ai tha për “SuperSport” se skuadra e tij kishte bërë mirë dhe se vetëm mungesa e eksperiencës e Mensah i kishte hequr nga duart fitoren.

memelli

“Ishin momentet e fundit dhe ajo që kisha parashikuar në këtë ndeshje ishte që do të kishim një kundërshtar të fortë përballë, një kundërshtar direkt. Ne do të kemi shanset tona në çdo ndehsje, si i kishim edhe sot, janë gjëra që ndodhin.

Mendoj se i kemi bërë gjërat mirë, nuk kishte dhuratë më të bukur që t’i bënim familjeve tona se kjo performancë sot. Po të kishim marrë tre pikë sot, do të kishim kënaqur edhe veten tonë, se do të shkonim me qetësi në festa e do linim edhe një tjetër skuadër poshtë. Detyra jonë është të vendosim skuadrën në fushë, kemi lojtarë të mirë në të gjithë rolet, por raste të veçanta na penalizojnë veprimet si i Mensah. Ai është i ri, moseksperienca në penalizoi, por ai na ka ndihmuar në ndeshje të tjera. Mendoj se kjo sot duhet kaluar pa probleme.

Unë e di se çfarë lojtarësh kam, çfarë kapacitetesh kanë, vendosja bëhet në varësi të kundërshtarit. Nga kjo  nga kjo ndeshje dal me disa pengje, si rasti i Mensah por edhe një gol i anuluar dhe një penallti e paakorduar. Ne na pëlqen të vuajmë, na pëlqen kur kundërshtarët na vejnë në vështirësi. Por e theksoj edhe një herë, bëjmë metrat tonë, jemi skuadër solide e mirëvendosur dhe besoj se do të bëjmë mirë edhe në pjesën e mbetur të kampionatit, janë edhe 21 ndeshje.

Për mua nuk ka asnjë prekje të goli i anuluar, habitem se si i marrin vendimet në VAR. Do doja ta shihja që të hiqja edhe unë dyshimet e mia. Por mund edhe të ketë kontakt, do të doja të shihja pamjet.

Merkato? Nuk ka shumë zgjidhje janari, shumë alternativa. Por mendoj se do të bëjmë plotësimet tona si çdo skuadër besoj në Superiore. Pastaj do të vazhdojmë pjesën e mbetur të kampionatit”, tha Memelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"