“Nuk e di se çfarë ndodhi mes Maldinit dhe Milanit”, Kaka: Siti është favorit, por çdo gjë mund të ndodhë në finalen e Stambollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 17:20

“Nuk e di se çfarë ndodhi mes Maldinit dhe Milanit”, Kaka: Siti është favorit, por çdo gjë mund të ndodhë në finalen e Stambollit

Rikardo Kaka është një nga yjet e shumtë të botës së futbollit i cili do të jetë i pranishëm në Stamboll për finalen e Championsit mes Mançester Sitit dhe Interit. Ish ylli i Milanit deklaron se Siti është favorit, por çdo gjë mund të ndodhë. 0374d2dcc09979a9e783a22759fb6605-96236-oooz0000

“Është e mrekullueshme të luash ndeshje të tilla, për fat të keq nuk është Milani, por Interi përfaqëson futbollin italian dhe të shihje derbin në gjysmëfinale ishte bukur”.

Çfarë ndeshje prisni të jetë?

“Do të jetë një sfidë në të cilën çdo gjë mund të ndodhë. Siti është favorit, por ne do të shohim një ndeshje të shkëlqyer.”

Si e komentoni largimin e Maldinit nga Milani?

“Më vjen shumë keq. Nuk e di se çfarë ndodhi, por Paolo është një flamur dhe e ka ndihmuar shumë Milanin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"