“Nuk e di nëse Shkëmbi ka drejtuar ‘Ferrari’, por të ketë kujdes kthesat”, Munishi: Me Shehin do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2021 | 12:08

“Nuk e di nëse Shkëmbi ka drejtuar ‘Ferrari’, por të ketë kujdes kthesat”, Munishi: Me Shehin do të…

Ismet Munishi u shkarkua nga drejtimi i skuadrës kosovare Ballkani, vendin e të cilit e ka marrë tashmë Bledi Shkëmbi. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Zeri.info”, Munishi ka treguar se me Orges Shehit do ketë një takim dhe një darkë, pasi ka respekt për të, teksa nuk mungon as batuta për Shkëmbin, për të cilin thotë se ta shijojë “Ferrarin”, por të ketë kujdes në kthesa.

cats

Kaluan disa ditë që jeni larguar nga Ballkani, si po ndjeheni?

Sigurisht se nuk e kam përjetuar mirë ndarjen. Nuk ka qenë e lehtë.

Keni folur shumë pak për ndarjen, si erdhi ky vendim?

Më duhet të ruaj procesin në të cilin ndodhet klubi. Nuk kam dashur që të bëhet temë e gjatë kjo punë.

Ditët e fundit është bërë debat në opinion madje edhe në studio televizive çështja e largimit tuaj. A jeni shkarkuar apo dorëhequr?

Jam shkarkuar.

 

A kishit kontratë me Ballkanin dhe deri në qershor dhe a do të zbatohet ajo deri në fund pasi që jeni shkarkuar?

Çështjen e kontratës e kemi zgjedhur me presidentin. Mund të them lirisht se e kemi zgjedhur në mënyrë xhentëlmene.

A do të jeni tifoz me Ballkanin në këtë edicion dhe a mendoni se mund ta fitojë titullin?

Po, do të jem tifoz i Ballkanit. Shpresoj shumë që të paktën të fitojë trofe ose ta arrijë Evropën pasi që një gjë e tillë është reale në raport me kundërshtarët.

Si pasardhës tuaj ishin përmendur trajnerët nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi dhe Orges Shehi. U vendos për të parin kurse Shehi tha se nëse emërohet trajner te Ballkani, fillimisht do të drekojë me ju. A e ka bërë Ballkani zgjedhjen e duhur?

Me Shehin do ta hajmë drekën, e respektoj shumë. Shkëmbit i dëshiroj suksese dhe punë të mbarë. Nuk e di se a ka drejtuar “Ferrari” më herët, le ta shijojë drejtimin e tij, por le të ketë kujdes nga kthesat.

Po flitet se keni ofertë nga Drenica. A ka diçka të vërtet?

Jo, Drenica e ka një trajner shumë të mirë si Bledar Devolli të cilin e kam mik. Devolli është trajner fantastik dhe më pëlqen shumë profesionalisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"