“Nuk e di çfarë ndodhi”, Vukiçeviç: Atmosfera te Laçi ka qenë më e mirë në Kupat e Europës, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 16:24

“Nuk e di çfarë ndodhi”, Vukiçeviç: Atmosfera te Laçi ka qenë më e mirë në Kupat e Europës, por…

Pas humbjes së thellë me Vllazninë, trajneri i Laçit Dejan Vukiçeviç u shpreh:

bandicam 2021-09-11 16-16-14-775

Çfarë ndodhi? Po ta dija do ta thoja, futbolli është i tillë që këto gjëra ndodhin, sot nuk ishte dita jonë.

Pësimi i 5 goalve? Nuk është mirë që ndodhi kjo në javën e parë, nuk është mirë të pësosh 5 gola, por në futboll ndodh. Jemi mirë, klima në skuadër është e mire, kam 20 ditë këtu. Nuk është mirë të pësosh kaq gola, pasi Laçi nuk para pëson kaq gola.

Atmosfera në skuadër- Është e vërtertë ekipi ka luajtur shumë mirë në Kupat e Europës, rënia e formës pas kupave. Kemi pasur problem me lojtarët nga dëmtimet, ka pasur nga ata që kanë dashur të largohen, nuk ka qenë situata si në Kupat e Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"