“Nuk e di çfarë do kisha bërë në vendin e tij”, De Biazi: Te Milani do të mallkojnë veten nëse ikën Pioli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 19:24

“Nuk e di çfarë do kisha bërë në vendin e tij”, De Biazi: Te Milani do të mallkojnë veten nëse ikën Pioli

Xhani de Biazi vazhdon ta mbështesë Stefano Piolin si profilin e duhur për të qëndruar në stolin e Milanit edhe gjatë sezonit të ardhshëm.xhani de biazi

Ish-trajneri i Shqipërisë në “Euro 2016” mendon se tekniku kuqezi meriton besim edhe për sezonin e ri, teksa sqaroi: “Nuk e di çfarë do të kisha bërë në vend të Piolit. Ai ka treguar se është një trajner fantastik dhe një person i ekuilibruar.

Te Milani do të hanë veten me dhëmbë pas disa muajsh, sepse jo çdokush qe vjen arrin të përmirësojë rezultatet e paraardhësit. Mëkat nëse largohet, sepse ka ditur të gjejë raportin e duhur me secilin nga lojtarët që ka pasur në dispozicion gjatë aventurës së tij me kuqezinjtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"