“Nuk e dëshiroja kartonin e kuq të Partizanit”, Kapllani: Erzeni ra në batakun e “Demave”, shpresoj që në të ardhmen të na afrohet… Zaneti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2023 | 21:28

“Nuk e dëshiroja kartonin e kuq të Partizanit”, Kapllani: Erzeni ra në batakun e “Demave”, shpresoj që në të ardhmen të na afrohet… Zaneti

Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani u shfaq i zhgënjyer nga performanca e skuadrës së tij, pas humbjes 3-0 në transfertë ndaj Partizanit. Edhe pse të kuqtë mbetën me 10 lojtarë prej minutës së 5-të, shijakaset ishin thuajse inekzistentë në fushën e lojës, duke mos prodhuar asgjë.

kapo

SHKAQET E HUMBJES- Sinqerisht unë nuk e dëshiroja atë karton në fillim të lojës, në pamje të parë duket sikur na favorizon ne, por mendoj se ishim në kontroll të situatave. Lojtarët duhet të marrin më përgjegjësi individuale. Goli i parë erdhi nga një gabim i joni që te auti. Lojtari në vend të fuste kokën futi këmbën. Edhe pjesën e dytë e filluam me gol të dhuruar. Ekipi ra në batakun e ekipit të Partizanit.  Partizani meritoi gjithçka. Ne i dhuruam golat, lojtarët duhet të marrin përgjegjësit, unë do të ndalem gjatë për të analizuar këtë ndeshjen.

NDESHJA MË E DOBËT- Ndoshta kjo është nga ndeshjet më të dobëta që ka zhvilluar ekipi jonë, jo më kot e thashë që do të ndalem gjatë. Donim të ishim agresivë dhe të fitonim duelet, në shumicën e rasteve ishim 1 ose 2 kohë mbrapa. Kjo erdhi si pasojë ngaqë disa lojtarë mendojnë se kanë arritur diçka dhe duhet të luajnë pak për veten e tyre. Do analizojmë në ditët në vazhdim.

RINGRITJA- Pikënisja jonë do të jetë nga kjo disfatë dhe do të fillojmë të mendojmë për ndeshjet e ardhshme dhe do të kthehemi aty ku kemi qenë.

VIDEOMESAZHI I ZANETIT- Ishte një motivim i mirë, të shpresojmë që në të ardhmen pse jo të na afrohet një kapiten legjendar i Interit. Ne gjithsesi duhet të bëjmë punën tonë dhe të arrijmë objektivat”, përfundoi Kapllani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"