“Nuk e bëri zëvendësimi golin, por Shkurtaj”, Longo: Nesër vjen blerja e fundit, nuk është futbollist për Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 19:21

“Nuk e bëri zëvendësimi golin, por Shkurtaj”, Longo: Nesër vjen blerja e fundit, nuk është futbollist për Interin

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, e ka cilësuar një fitore karakteri atë të sotmen ndaj Skënderbeut. Tekniku tha për “SuperSport” se i ishte mirënjohës Shkurtajt për kontributin por nuk do ta rrezikonte, ndërsa zbuloi edhe se priste një lojtar tjetër në merkato.

bandicam 2022-01-23 18-55-52-832

“Kjo është fitore e eksperiencës, e karakterit, e grupit. Por sot isha i qetë me lojtarët në fushë se tani e dimë shumë mirë çfarë mund të bëjmë dhe nëse luajmë me këtë dëshirë, mund të fitosh, pavarësisht nëse luanim me 10 apo 11. Ne kemi stilin tonë dhe jam i lumtur sot.

Nuk është zëvendësimi që bëri gol, po Shkurtaj. Ai është një lojtar i mirë që do të na ndihmojë shumë. Iu bashkua vetëm sot ekipit se ne nuk kishim dokumentet nga klubi kinez, vetëm sot u bashkua me skuadrën pasi klubi ia doli me dokumentet që ishin me vonesë. Ai ka bërë vetëm dy stërvitje pas një muaji ndalesë. Sot ndoshta edhe kërkova shumë prej tij por e dija që i kishte 15 minuta në këmbë. Ne ishim të qetë dhe do të presim sa të vijë në formë se e dimë që është një lojtar fantastik.

Ne nuk vijmë nga një ndeshje e keqe, vijmë nga një periudhë e keq. Pasi  vinim pas COVID, kishim dëmtime, sot erdhëm pa Milunoviç. Por kush hyn në fushë duhet të sakrifikojë për Kukësin, për një ëndërr të madhe të Kukësit.

Shkurtaj për fat të keq është vetëm 1 përqind të formës, për fatin keq tonin dhe të tijin. Por ai di si të menaxhojë veten, ne duhet ti japim atij 3-4 javë që të vijë në formë e të mos ketë një dëmtim. Por mendoj se është një lojtar që do të na ndihmojë shumë.

Merkato? Nesër e mbyllim me lojtarin e fundit. Duhet të falënderoj drejtorin Pero Pejiç, i cili që ka që nga dhjetori që ka punuar shumë për të. stafin dhe presidentin. Është një transferim pak i vonë por ndodh e mendoj se jemi në rregull, nesër e mbyllim dhe jemi të lumtur me këtë ekip. Emri? Nuk mund të them emër, sepse nuk është puna ime, pasi do të ofendoja drejtorin Pejiç. Unë thjesht punoj me futbollistët që kam. Ajo që mund të them është që nuk është një lojtar për Interin. Unë jam pjesë e klubit, të gjithë bëjnë punë e tyre dhe kjo është e gjitha”, tha Longo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"