“Nuk e bëra unë skuadrën”, trajneri i Dinamos: Jam këtu se mendoj se është Milani apo Juventusi i Shqipërisë. Por edhe Juventusi shkoi në Serinë B…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2022 | 19:14

“Nuk e bëra unë skuadrën”, trajneri i Dinamos: Jam këtu se mendoj se është Milani apo Juventusi i Shqipërisë. Por edhe Juventusi shkoi në Serinë B…

Trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli, mendon se është mungesë cilësie arsyeja pse ekipi i tij nuk arrin të sigurojë pikë. Në “SuperSport” ai theksoi se ishte te blutë për të rindërtuar ekipin.

bandicam 2022-04-29 19-05-30-148

“Për të fituar ndeshjet duhet të kesh cilësi. Ne jemi gjithmonë në lojë me të gjithë, por na mungon diçka sigurisht. Arrijmë deri te 70 metrat dhe pastaj kthehet topi mbrapa. Kështu është e vështirë të luash futboll.

Do të mundohemi të bëjmë maksimumin gjithmonë, por qartësisht që kemi limitet tona.

Jam shumë i qetë. Edhe sepse kemi një projekt afatgjatë. Kur kemi mbërritur, i dinim vështirësitë, e dinim që duhej ribërë gjithçka nga e para. Në botën e futbollit janë gjëra normale, e rëndësishme është të kesh ndërgjegjen e pastër dhe nuk erdhën pikët, por është bërë puna. Edhe Juventusi shkoi në Serinë B dhe u rinis. Nëse ka një ndërtim, dikush nuk ndalet te katastrofat që ndodhin nga gabimet e paraardhësve.

Ne i kemi idetë shumë të qarta. Unë kam ardhur këtu për të rindërtuar gjithçka, dhe për të rindërtuar duhet kohë, duhet dashuri dhe duhen lojtarët cilësorë. Nuk ka rëndësi Kategoria e Parë apo Superiorja, është mentaliteti që klubi do të sjellë te ky ekipi. Unë dhe presidenti do të bëjmë maksimumin për të rikompaktuar gjithçka. Nëse jam këtu, është sepse mendoj se Dinamo është Milani apo Juventusi i Shqipërisë. Nëse do të kisha kuptuar që ekipi nuk më ndjek, nuk do të kisha nevojë për presidentin që të më shkarkonte, por do të isha larguar unë.

Mungon qartësisht edhe pak fati, lojtarët po japin maksimumin, për qartësisht që kemi limite.

Skuadrën nuk e bëra unë, e gjeta. Kam respekt të madh për të gjithë lojtarët dhe ajo që mendoj do ta them në fund të sezonit. Kjo nuk duhet të jetë kritikë ndaj atyre që bënë skuadrën, por është një fakt objektiv”, tha Vanoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"